E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Shqetësim dhe mbështetje për banorët e izoluar

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në veri dhe verilindje të vendit.
 

Në një prononcim për mediat pas takimit me Avokatin e Popullit Igli Totozani, ambasadori Arvizu ka shprehur solidaritet dhe mbështetje për banorët e zonave të izoluara nga dëbora.
 

Vetëm një natë më parë, kryeministri Sali Berisha shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e bllokuara, duke shpallur si prioritet të parë hapjen e gjithë akseve rrugore e më tej ndihma ushqimore, medikamente dhe gjithçka tjetër për banorët e izoluar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›