KLD, pritet zëvendësimi i Spahiut

Foto ilustruese
Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të zgjedhë sot nënkryetarin e ri, pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut.
Mbledhja e sotme do të drejtohet nga presidenti Topi, njëherësh kreu I KLD-së, ndërsa mësohet se vetë Spahiu nuk do të jetë i pranishëm.
Spahiu dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drjetësisë javën e kaluar, ndërsa u shpreh se do t`i drejtohet me një ankesë Gjykatës Kushtetuese për çështjen e komisionit hetimor dhe nisjes së procedurave për shkarkimin e tij.