E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Shqiperia ne udhekryq

Për ambasadorin e SHBA-ve Alexander Arvizu, Shqiperia ka më shumë probleme sesa vetëm ligjet me 3/5. Një ditë përpara seancës së fundit parlamentare për miratimin e tre drafteve të vëna kusht nga Bashkimi Europian për statusin, Alexander Arvizu i përgjigjet interesimit të medias për ngërçin mes palëve.

Duke cituar Sekretaren amerikane te Shtetit Hillary Clinton në Tiranë dhe zëvendësndihmësin Philip Gordon, Arvizu e konsideroi Shqipërinë në udhëkryq kritik, që testin e ka tek zgjedhjet e 2013.

"SHBA besojne se Shqiperia eshte ne nje udhekryq kritik. Sekretarja Clinton e ka bere te qarte qe zgjedhjet e 2013 do te jene nje test kritik per Shqiperine. Ajo dhe te gjithe zyrtare amerikanë nxisin reformat. Axhenda e ketyre reformave perfshin shume pika, por dy jane me te rendesishme. E para jane 3 projektligjet qe ju permendet, por elementi i dyte qe eshte edhe me i rendesishem eshte ne fakt rezultati ne luften kunder korrupsionit dhe nje qeverisje me e mire. Keto te dyja shkojne krahe per krahe dhe nuk mund te ndahen", tha Arvizu.

Diplomati amerikan tha se eshte kontakt te vazhdueshem me faktorin politik ne Tirane per te nxituar dialogun. Ai nenvizoi nje nga mangesite e medha ne Shqiperi eshte komunikimi i dobet mes lidereve politike. Duke shmangur komentin mbi ftesen e kreut te opozites per nje tryeze partish, Arvizu vuri theksin tek rritja e komunikimit mes tyre.

"Kemi kaq shume gjera perpara dhe mendoj se kyçi per zgjedhje te mira, çelesi do te ishte permiresismi i dialogut jo permes medias dhe jo permes deklaratave te lidereve perpara grupeve te tyre parlamentare dhe te bejne aty njoftimet, por permes diskutimeve te qeta. Te dy palet thone se reformat jane ato qe ata duan, por duhet nje menyre me e mire per ta komunikuar", tha Arvizu.

Thirrje per dialog ne kushtet e limitit te kohes ka bere edhe diplomati tjeter ne Tirane, perfaqesuesi i BE-se, Ettore Sequi.Ne nje prononcim per mediat ambasadori Sequi theksoi se nuk ka kohe per t'u humbur dhe se duhet te arrihet progres per ligjet e kerkuara nga Bashkimi Europian.

“Nuk ka me kohe per ligjet me 3/5. Inkurajojme palet te bejne progres” eshte shprehur ambasadori Sequi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›