E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Shqiptaret ta konsiderojne prioritare gjuhen angleze

Qytetarët shqiptarë duhet ta konsiderojnë gjuhën angleze prioritare, me qëllim thithjen e më shumë turistëve të huaj. Apeli është bërë nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu në takimin e organizuar me Unionit Angishtfolës në Tiranë. Sipas ambasadorit, gjuha angleze është gjuhë ndërkombëtare dhe përdoret kudo, në aeroporte, restorante e qendra historike. Shqipëria, si pikë turistike, interesante për tu eksploruar nga të huajt, duhet të ketë njerëz anglishfolës me qëllim që turistët të orientohen dhe të mund të komunikojnë duke mos e hasur këtë si problem, ka thënë Arvizu. Keni bërë progres me gjuhën angleze, po ka edhe shumë për të bërë. Qeveria duhet të vazhdojë të mbështesë mësimin e gjuhës angleze pasi është shumë e vlefshme,” u shpreh ambasadori amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›