Arvizu Tani eshte koha per dialog mes paleve
Partitë politike duhet të nisin dialogun, për të punuar së bashku për integrimin e vendit. Ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu e ka bërë këtë kërkesë në tryezën e donatorëve të mbledhur në Tiranë. Ambasadori Arvizu theksoi se palët kanë ende shumë punë për të bërë për integrimin e vendit në BE.
“Qëllimi i vendit është integrimi në BE dhe për këtë duhen përpjekje. Partive të riangazhojnë veten ndaj dialogut dhe të përcaktojnë axhentë kërkuese, që synon shtetin ligjor, rrugën kundër krimit të organizuar dhe realizimin e reformës zgjedhore”- tha Arvizu, duke theksuar
Ambasadori Arvizu ka vlerësuar progresin e madh të bërë gjatë 20 viteve të fundit, ndërsa ka garantuar mbështetjen e mëtejshme të donatorëve.
“Kanë kaluar 20 vite që kur shumë donatorë rivendosën marrëdhëniet me Shqipërinë. Kjo është mundësi për të treguar edhe për përparimin e madh gjatë 20 viteve dhe një mundësi për donatorët që të riafiromojnë angazhimin ndaj të ardhmes së vendit”- ka theksuar Arvizu.
Ai gjithashtu ka theksuar se bashkësia e donatorëve mbështet edhe nisjen e një strategjie 5-vjeçare nga ana e qeverisë shqiptare për zhvillimin e vendit.