E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobiten 67 subjekte minerare

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore vendosi sot masa administrative për 67 subjekte minerare. Grupi i punës, i ngritur pranë këtij institucioni pasi ka shqyrtuar dokumentacionin që këto subjekte kanë paraqitur pranë AKBN-së, konstatoi disa shkelje qe lidhen me moszbatimin e ligjit minerar.

64 subjekte nuk kanë paraqitur planin vjetor të punës dhe informacionin vjetor financiar, dy subjekte u ka mbaruar afati i lejes minerare dhe nuk kanë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore asnjë dokumentacion. Ndërsa një tjetër subjekt është propozuar revokimi i lejes minerare për shkak se që nga marrja e lejes minerare nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumentacioni.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bën me dije se subjektet e gjobitura, menjëherë pasi të vihen në dijeni të këtij njoftimi duhet të fillojnë procedurat për të paguar detyrimet dhe të merren masa në mënyrë që veprimtaria minerare e tyre të jetë në përputhje me plotësimin e detyrimeve dhe kërkesave ligjore në fuqi. Njëkohësisht, AKBN bën me dije se subjektet do të jenë në vëzhgim dhe objekt i kontrolleve të vazhdueshme. Nëse ky institucion vëren se do të vazhdojë mosrespektimi i detyrimeve ligjore atëherë masat që do të merren është propozimi i revokimit te lejes minerare, në respektim të nenit 47, pika 1, shkronja gj.

AKBN është Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore e cila promovon, shqyrton dhe monitoron të gjitha projektet dhe investimet në shfrytëzimin e burimeve natyrore të Shqipërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›