Arvizu: Të përmirësohet legjislacioni për dhunën në familje

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka deklaruar se duhet ndryshuar kuadri ligjor për sa i përket dhunës në familje pasi sipas tij ka boshllëqe.
Në një konferencë për dhunën në familje, ambasadori Arvizu theksoi se në vendin tonë të flasësh hapur për dhunën në familje mbetet ende tabu.
“E rëndësishme është që kjo temë të dalë haptaz në publik dhe të flitet për të” theksoi Arvizu duke shtuar se mjaft e rëndësishme mbetet edhe dorëzimi i autorëve që ushtorjë dhunë.
Ndërsa kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar se dhuna në familje duhet të konsiderohet si vepër penale më vete. Duke theksuar se kuadri ligjor për dhunën në familje kërkon ndryshim, kryeprokurorja Ina Rama theksoi se dhuna duhet të denoncohet dhe policia duhet të krijojë mjedis për mbrojtje.
Ajo gjithashtu theksoi se duhet të ketë më shumë të dhëna për dhunën në familje dhe strukturat shtetërore duhet të publikojnë statistikat për personat e dhunuar.