E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berberi që përdorë flakën në vend të gërshërëve

Warren Lewis është berber i njohur në mbarë botën i cili qethë klientët duke ua djegur flokët. Me këtë zanat ai merret për më shumë se 50 vjet, ndërsa deri më tash ka pasur vetëm një aksident, për të cilin fajtor ishin kemikaliet në flokët e klientit për të cilat ai nuk dinte gjë.

Sipas tij është emërtuar edhe një rrugë në Memphis, edhe pse ende po e ushtron këtë zanat, Lewis thotë se mezi po e pret pensionin.

Teknikën e djegies së flokëve të cilën e ka përkryer me kalimin e viteve, e kishte mësuar kur ishte djalë i ri dhe duhej t’i hiqte pendalt e pulave të cilat i përgatiste për t’i ngrënë. Përveç se ishte frizer aktiv për 50 vjet, ai kurrë nuk mori asnjë ditë të lirë, ishte njeri shumë pozitiv duke ndihmuar familjet e varfra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›