E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Zgjedhjet e 8 majit me rëndësi për demokracinë

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka deklaruar se zgjedhjet e 8 majit janë mjaft të rëndësishme për demokracinë.

Duke folur në ceremoninë e organizuar me rastin e 50-vjetorit të krijimit të korpusit të paqes, Arvizu theksoi se SHBA-ja beson se zgjedhjet lokale janë mjaft të rëndësishme pasi politikat e nivelit lokal janë me rëndësi për konsolidimin e demokracisë në vend.

“Tirana dhe qeverisja qëndrore është thelbi i gjithë debateve, ashtu siç është edhe në Washington gjatë zgjedhjeve por mënyra se si zhvillohen këto debate duhet të diskutohet në një takim tjetër” theksoi Arvizu.

Gjithashtu Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka vlerësuar punën e vullnetarëve të korpusit të paqes në vendin tonë.

Sipas tij vullnetarët e këtij korpusi janë ambasadorët më të mirë të SHBA-së pasi krijojnë marrëdhëniet mes shteteve të ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›