E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu e Sequi takim me studentet

“Vota juaj është e shenjtë! Votoni për të ardhmen!”. Ka qenë ky mesazhi që ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe ai i BE-së, Ettore Sequi u kanë dhënë studentëve shqiptarë në një takim në auditorin e Universitetit të Tiranës.

I pari që e ka marrë fjalën ka qenë ambasadori Arvizu, i cili, përveç se ka shprehur dëshirën për një debat publik në prag të zgjedhjeve, e ka vënë theksin tek nevoja për një pjesëmarrje sa më të madhe në këtë proçes. “Rëndësia e pjesëmarrjes popullore në proçesin zgjedhor është kyçe. Vota juaj është e shenjtë dhe demokracia është e lidhur me pjesëmarrjen në votim”, ka deklaruar Arvizu. Diplomati amerikan ka ftuar Zgjedhjet 2013Berisha miting në SukthMediu: Të vazhdojmë rrugën e EuropësMoisiu: Zgjedhjet në rrezik studentët që të informohen për kandidatët që garojnë për t’u bërë deputetë dhe të jenë sa më aktivë në proçeset elektorale, një element kyç sipas tij në një demokraci. “Sot ka shumë mënyra për marrjen e informacionit. Ndryshe nga vite më parë, sot janë rrjetet sociale. Të rinjtë duhet të informohen për kandidatët për deputetë që do të votojnë. Që një demokraci të funksionojë, ajo ka nevojë që në të të përfshihen sa më shumë njerëz”, ka thënë Arvizu. Prandaj pjesëmarrja në zgjedhje, ka shtuar ai, duhet të jetë sa më e gjerë të jetë e mundur. “Ju duhet të vendosni për të ardhmen, mos lejoni që të drejtën tuaj t’jua marrin. Ky vend ka nevojë për njerëz që të mbajnë përgjegjësi për çdo shqiptar”, ka vijuar ambasadori, i cili në fund të fjalimit ka shprehur keqardhjen e tij për situatën në KQZ. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ambasadori Sequi, i cili e ka vënë theksin tek nevoja që partitë politike të kenë “Evropën” në axhendën e tyre. Sequi është shprehur optimist për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, por ka nënvizuar se është e nevojshme që vendi ynë të fillojë të zbatojë standarte analoge me ato të vendeve anëtare. “BE kërkon që vendet që aspirojnë integrimin të zbatojnë standartet e Kopenhagenit. Shqipëria duhet të aplikojë të njëjtat standarte që kanë vendet anëtare. BE ka qenë shumë pranë Shqipërisë në vitet e fundit. Financimet e Unionit në Shqipëri kanë qenë 530 milionë euro. Nëse vërtet doni të jeni pjesë e Evropës në të ardhmen, atëherë duhet të zbatoni parimet në fjalë”, ka thënë Sequi. Duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë bashkëbisedim, diplomati evropian u ka sugjeruar të rinjve që të informohen mbi programet e partive dhe që t’u bëjnë të qartë kandidatëve për deputetë se cilat janë problemet e tyre. “Ju duhet të kërkoni zbatimin e angazhimeve të politikanëve tuaj. Klasa politike është përgjegjësja kryesore. Pjesëmarrja në votime është e rëndësishme, por ndikimi juaj nuk përfundon me hedhjen e votës”, ka thënë Sequi, për të shtuar se, “miratimi i tre ligjeve të famshme nuk i jep fund proçesit të integrimit”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›