Arvizu me Shpresa Becaj Gjyqesori celesi i suksesit

Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj eshte takuar sot me ambasadorin e SHBA-se Aleksander Arvizu ku u vleresua ndihma qe SHBA i ka dhene sistemit gjyqesor ne Shqiperi. Ambasadori i SHBA-se Arvizu tha se Shqiperia eshte ne nje periudhe tranzicioni dhe celesi i suksesit per te ardhmen eshte pikerisht sistemi gjyqesor. Ndersa vleresoi gadishmerine e Gjykates se Larte per bashkepunimin me SHBA dhe per pranimin e sugjerimeve nga ana e eksperteve amerikane Arvizu shtoi se Shqiperia ka shume sfida perpara.
Nderkohe Becaj nga ana e saj falenderoi Arvizune per ndihem e vazhdueshme qe SHBA-te i kane dhene Shqiperise sidomos ne sistemin e drejtesise.