Arvizu takon Becaj elesi i se ardhmes se Shqiperise sistemi gjyqesor

Shpresa Becaj Aleksander Arvizu
Tirane 15 prill 2011 NOA- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne vendin tone Aleksander Arvizu dhe Cindy Eldridge eksperte e ceshtjeve per drejtesine gjate dites se sotme kane zhvilluar nje takim me kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Becaj.
Ambasadori i SHBA-ve eshte shprehur se Shqiperia si pasoje e periudhes se tranzicionit qe po kalon ka akoma shume sfida perpara saj por celesi me i rendesishem ne suksesin e se ardhmes se Shqiperise eshte pikerisht sistemi gjyqesor.
Nese do te arrihet te perballohen me sukses sfidat jam i sigurt se e ardhmja e vendit tuaj do te jete shume e ndritur deklaroi Arvizu.
Me tej ai e falenderoi Becaj per gatishmerine e treguar nga Gjykata e Larte per te bashkepunuar duke pranuar sugjerimet e eksperteve amerikane dhe duke punuar perkrah tyre ne funksion te permiresimit te sistemit gjyqesor ne Shqiperi.
Nga ana e saj Kryetarja e Gjykates se Larte Becaj pasi e ka uruar ambasadorin Arvizu per detyren e tij ne Shqiperi ka vleresuar ndihmen e vazhdueshme qe Qeveria Amerikane i ka dhene dhe vazhdon ti jape sistemit te drejtesise dhe gjyqesorit ne vendin tone.
Nder te tjera Kryetarja e Gjykates se Larte theksoi se gjyqesori shqiptar eshte i mobilizuar per te cuar perpara misionin e tij te shenjte ne dhenien e drejtesise.
Becaj theksoi se eshte e domosdoshme marrja e mbeshtjetjes se duhur nga dy pushtetet e tjera me qellim qe pushteti gjyqesor te kete garancite per te ushtruar funksionet dhe kompetencat e tij ne mbeshtetje te interes te gjere publik.
Kjo mbeshtetje theksoi ajo duhet te fokusohet kryesisht ne dhenien e mbeshtetjes per reformat ne drejtesi
Si nje pengese te dukshme ajo evidentoi edhe mosmiratimin e Ligjit te Konferences Gjyqesore Kombetare.
Duhen gjetur menyrat me efikase per ti kthyer publikut besimin tek drejtesia. Ne duhet te bejme per vete qytetarin duke i treguar atij se e drejta kerkohet ne dyert e gjykates dhe jo nepermjet rrugeve te paligjshme deklaroi Becaj.
Me tej ajo e garantoi ambasadorin e SH.B.A-ve se pushteti gjyqesor respekton maksimalisht punen e pushtetit ekzekutiv legjislativ dhe medias duke shtuar per domosdoshmerine e reciproritetit per te cuar perpara reformat ne vend.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeTopi me ambasadoret Te respektohen detyrimet kushtetuese per zgjedhjet e 8 majitZgjedhjet e 8 majit Topi takon ambasadoret Arvizu Sequi e WollfarthBecaj-Mcllwham Drejtesia duhet reforme imediate depolitizim e pavaresiKrasniqi ne Bruksel Kosova po demtohet nga 5 vendet e BE-se qe nuk e kane njohurArvizu Duam zgjedhje transparente varet integrimi LidhjeAleksander Arvizu Kryetarja e Gjykates se Larte mbeshtetje e politikes reformat ne drejtesi Shpresa Becaj takim