E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu ndjek provat e Festivalit ne RTSH

Te tjera rreth shkrimit FOTO TIRANE- Ambasadori i SHBA-se ndjek nga afer provat e Festivalit te kenges se Radio-Televizionin Shqiptar. Kete vit producentet premtojne se edicioni i 50-te do te jete jo vetem gare me garen mes konkurenteve por edhe nje spektakel i vertete.

Ne godinen e TVSH ambasadori Arvizu u prit dje nga drejtori i RTSH Petrit Beci Martin Leka zv drejtor i pergjithesh i RTSH. Pasi vizitoi ambientet e redaksise Arvizu u ndal per disa minuta per te ndjekur nga afer provat e Orkestres Simfonike te RTSH-se e cila do te ekzekutoje live te gjitha kenget per te 4 ditet e festivalit.
53 instumentiste qe do te luajne tingujt e 28 kengeve konkuruese te festivalit.

Festivali zhvillohet ne ditet e fundit te muajit dhjetor ne datat 26 27 28 29 dhjetor. Cmimet do te ndahen ne naten e katert ne Pallatin e Kongreseve. Festivali i kenges ne RTSH zhvillohet qe prej vitit 1961 dhe qe prej vitit 2003 kenga fituese e ketij festivali ka perfaqesuar Shqiperi ne Eurovizion.

Ne kete 50-vjetor eshte menduar qe ne naten e trete te festivalit te interpetohen 26 kenge fituese nder vite disa nga vete artistet fitues dhe te tjerat te pershtatura nga kengetare te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›