E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu ne Fiks Fare Te kufizohet imuniteti


Puntata e së hënës e emisionit satirik “Fiks Fare” ka pasur një të ftuar të vecantë, ambasadorin amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu.

Gjatë dialogut me drejtuesit e emisionit, Sajmirin dhe Doktorin, Arvizu ka bërë deklarata pikante për liderin e opozitës Edi Rama dhe kryeministrin Sali Berisha.

“Cfarë do të bënit po të ishit lideri i opozitës në Shqipëri?”, është pyetur Arvizu nga moderatorët e emisionit.

“Nëse do të isha kryetar i opozitës, do merrja leksione për të mësuar bicikletën”, është përgjigjur ambasadori.

Duke qenë se me humbjen e bashkisë së Tiranës Rama “ra nga bicikleta”, ambasadorit i është bërë një pyetje analoge për kryeministrin Berisha.

“Ndoshta në 2013-ën duhet të rikthehem këtu”, ka thënë me humor diplomati amerikan.

Më tej, zoti Arvizu është pyetur edhe për një cështje që në ditët e fundit ka qenë në qendër të debateve politike, atë të imunitetit të zyrtarëve.

“Imuniteti duhet të hiqet, me përjashtim të rasteve të vecanta. Me imunitetin në Shqipëri abuzohet”, ka theksuar ambasadori.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi çon kuvendin në Kushtetuese
Presidenti kërkon shfuqizimin e vendimit për gjyqtarët
Fqinjët rrezikojnë Shqipërinë
Berisha, garanci Komisionit dhe ODIHR-it
Cmim nga Kosova për Dritëro Agollin
Shfrytëzimi i lumit Erzen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›