Topi con kuvendin ne Kushtetuese

Presidenti i Republikës Bamir Topi vlerëson se Kuvendi i ka marrë atij kompetencën kushtetuese të dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në c'mënyrë? Duke vendosur më 23 qershor të këtij viti, që të pezullojë shqyrtimin e dekreteve për gjyqtarët e rinj.
Burime pranë Gjykatës Kushtetuese konfirmojnë se të hënën u ka mbërritur një kërkesë e Presidentit, që kërkon shfuqizimin e këtij vendimi të Kuvendit.
Për të kuptuar pse Kuvendi është sjellë në këtë mënyrë, le të shohim shkurtimisht cfarë ka ndodhur: Në prill të vitit 2010, Gjykata, sic parashikohet në Kushtetutë, u shpreh me vendim për mbarimin e mandatit të 4 anëtarëve të saj.
Presidenti, sipas detyrimit të tij kushtetues, i dërgoi Kuvendit katër emra të rinj. Kushtetuta thotë se mandati i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është 9 vjecar. Por 1/3 e anëtarëve ripërtërihet një herë në tre vjet.
Për shkaqe të kalendarit, kjo ripërtëritje nuk është bërë kurrë. Ndaj një grup deputetësh demokratë i kërkuan vetë gjykatës që të bëjë një interpretim në lidhje me ripërtëritjen e anëtarëve të saj.
Më 9 qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese tha se i takon ligjvënësit që të gjejë mekanizmin për të bërë të mundur ripërtëritjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Atëherë mekanizmi që gjeti Kuvendi, ishte të miratonte vetëm një nga katër emrat që i kishte dërguar Presidenti, Fatmir Hoxhën dhe të kthente mbrapsht 3 të tjerët.
Kuvendi i tha Presidentit se e pezullonte procedurën e shqyrtimit të tre emrave të tjerë, deri në vitin 2013. Në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit ka pasur një korrespondecë mes Presidencës dhe Kuvendit për këtë cështje.
Presidenti vlerësonte se ky ishte një mekanizëm i gabuar. Duke qenë se të dy institucionet janë shumë larg në qëndrimet e tyre, Presidenti firmosi të hënën kërkesën për Gjykatën Kushtetuese për shfyqizimin e vendimit të Kuvendit.
Kërkesa e Presidentit ka 4 argumente: Së pari, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuse që u ka mbaruar mandati 9 vjecar, por që janë ende në detyrë, mandati u zgjatet de facto deri në 13 vjet.
Vërtet kushtetuta thotë se anëtarët e gjykatës kushtetuese qëndrojnë në detyrë deri në rizgjedhjen e anëtarëve të rinj, por kjo ka të bëjë me kohëzgjatjen e procedurave dhe jo me pezullimin e procedurave.
Së dyti, kjo zgjatje de facto e mandatit të atyre gjyqtarëve që u ka mbaruar, bëhet jo me një ndryshim ligjor, por me një vendim.
Vendimet argumenton presidenca, kanë karakter të brendshëm dhe nuk mund të përcaktojnë rregulla sjelljeje të përgjithshme, as për individë as për subjekte.
Së treti, duke pezulluar procedurën e shqyrtimit të dekreteve të Presidentit, Kuvendi i thotë kreut të shtetit të mos i dërgojë më emra.
Presidenti vlerëson se në këtë mënyrë Kuvendi i merr atij një kompetencë që ia jep Kushtetuta automatikisht, sapo mbaron mandati i një anëtari të gjykatës kushtetuese.
Dhe së fundi, vendimi i Kuvendit, që zgjat, pa bazë ligjore mandatin e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vë në dyshim vetë punën e Gjykatës. Burime nga Gjykata Kushtetuese thonë se kjo kërkesë do të shtyrtohet në ditët në vijim.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha, garanci Komisionit dhe ODIHR-it
Është zbardhur takimi mes kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesve të Komisionit dhe Venecias dhe misionit të ODIHR-it. Arvizu: Debat të shëndetshëm dhe kompromis
Duke folur për "Shqipërinë në NATO", kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, përshkroi një vend idilik, që këto 20 vitet e fundit ka ndryshuar më shumë se cdo vend tjetër. Një vend, që i vetëm, po i bën ballë krizës ekonomike globale. Misioni faktmbledhës nga "Venecia"
Një grup ekspertësh nga Komisioni i Venecias kanë nisur një vizite dyditore në Shqipëri, për të mbledhur shqetësimet dhe sugjerimet e spektrit politik në vend, në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit dhe përmirësimin e legjislacionit zgjedhor. Pa drejtësinë demokracia nuk sjell liri
Andrea Stefani - Debati i sotëm politik mbi nevojën e korrigjimit apo jo të amendimeve të Kushtetutës të kryera në prill të vitit 2008, tregon sesi e kuptojnë palët raportin që ekziston mes lirisë dhe demokracisë. PS: Votoi 64 përqind e anëtarësisë
Partia Socialiste e vlerësoi të suksesshëm votimin e së shtunës për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të 5 nëntorit.
Lajmet kryesore
Fqinjët rrezikojnë Shqipërinë
FMN: Mund të infektohet sistemi bankar
Berisha, garanci Komisionit dhe ODIHR-it
Cmim nga Kosova për Dritëro Agollin
Shfrytëzimi i lumit Erzen