Arvizu për takimin me Bashën: Në krye të autobuzit duhet të jenë të gjithë
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ka qënë diplomati i parë që ka inaguruar selinë më të re blu, pasi ai ka zhvilluar në selinë e re të PD-së një takim me kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Takimi i cili filloi rreth orës 14:30, ka zgjatur rreth 1 orë dhe në përfundim të tij, u mbajt një konferencë për mediat.
Ky ishte takimi im i parë në detyrën time si kryetar i Partisë Demokratike. Në këtë takim shkëmbyem pikëpamjet tona mbi një sërë çështjes, që nga proçesi zgjedhor, perspektiva e PD-së mbi të ardhmen e vendit dhe integrimin europian, dhe roli I PD-së si një opozitë e fortë në mbrojtje të interesit të qytetarëve, u shpreh Basha.
Ndërsa Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, në fjalën e tij përpara mediave u shpreh:
Pasi Basha u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike, kam pasur mundësinë të shkëmbej një informacion jo zyrtar me të, duke e përgëzuar për detyrën, por tani kam mundësinë ta përgëzoj dh eta uroj atë edhe në mënyrë zyrtare. Dëshiroj ta falenderoj atë dhe PD-në për bashkëpunimin. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Folëm për qëllimin e gjithë shqiptarëve pavarësisht bindjeve të tyre politike, që është shtegu europian i Shqipërisë, shtegu euroatlantik, rruga drejt Brukselit.
Folëm për një proçes që është shumë i rëndësishëm, përsa i përket atij të opozitës së vendit, psi në çdo demokraci është I rëndësishëm që të gjitha partitë të luajnë rolin e tyre, ose e shprehur me një metaforë: Në krye të autobuzit duhet të jenë të gjithë, u shpreh ambasadori amerika.
Arvizu në deklaratën e tij për mediat është shprehur gjithashtu edhe në lidhje me selinë e re të PPartisë Demokratike dhe polemikat e ditëve të fundit për shndërimin e SHQUP-it në selinë blu.
Dëshiroj të vlerësojë vendodhjen ku u takuam sot. Çështja e kësaj prone ka qënë subjekt i polemikave të ndryshme. SHBA-të nuk marrin anësi për sa i përket kësaj, por ajoqë ne mund tu këshillojmë është përmbajtja e shtetit ligjordhe objektiviteti, u shpreh Arvizu.