E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu sqaron korrupsionin

Ambasada amerikane ka sqaruar deklaratën e ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhënë për “Zërin e Amerikës” ku ka folur për korrupsionin në Shqipëri.

Ambasada sqaron se “korrupsioni nuk është problem i qeverisë shqiptare”.

“Korrupsioni është një element i përhapur i shoqërisë, një problem që ka pushtuar gurët e themelit të shoqërisë shqiptare. Korrupsioni ka pushtuar qeverisjen, biznesin, shëndetësinë, arsimin etj.”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Më tej aty sqarohet se “populli shqiptar meriton më shumë”.

Ambasada u ka bërë thirrje udhëheqësve shqiptarë të ndërmarrin hapa vendimtare ndaj korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›