E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj Topi lideri i ardhshem i PD-se

Largimi i Sali Berishes nuk eshte me vetem nje kerkese e opozites por ka nisur te artikulohet qarte edhe nga vete demokratet. I ftuar ne emisionin Zip Aleksander Biberaj ka hedhur emrin e Bamir Topit si lider i ardhshem i te djathtes.

Madje sipas tij Sali Berisha po e con Partine Demokratike drejt humbjes ne zgjedhjet e pritshme vendore. Biberaj e ka cilesuar mbledhjen e Keshillit Kombetar thjesht nje ndryshim te vendit ku kryeministri mbajti konferencen e radhes. Ai deklaroi se edhe pse memorandumi i Mustafajt mori vetem voten e tij dhe te Oketes ne fakt ka me dhjetera mbeshtetes te tjere brenda te djathtes qe zgjedhin te heshtin pasi i tremben perjashtimit.

Sipas Biberajt per te mbajtur pushtetin e vet Sali Berisha po shton edhe kostot e gabimeve te LSI duke ngjallur pakenaqesi ne baze. Per Biberajn duhet te marre fund kjo menyre qeverisjeje qe ben pazare per llogari te nje grushti te ngushte njerezish. Megjithate Biberaj ka mohuar te pakten per momentin krijimin e nje partie te re nga mendjet ndryshe brenda PD-se.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›