E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takim me Berishen Asistence per permbytjet

Gjate takimit nuk ka munguar mirenjohja e kryeministrit shqiptar per Shtetet e Bashkuara te Amerikes duke nenvizuar gjithashtu se shfrytezova rastin edhe nje here ti shpreh mirenjohjen time te thelle qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te gjithe ndihmen e jashtezakonshme qe i kane dhene dhe japin Shqiperise ne perpjekjet e tyre per te ndertuar sistemin demokratik.

Kryeministri tha me tej se e kishte informuar diplomatin amerikan mbi situaten me te fundi te permbytjeve ne vend si dhe per zhvillimet e tjera ne Shqiperi. Rame dakord qe ne fryme teresisht te hapur transparente te bashkepunojme per marredhenie midis dy vendeve tona dhe per nje ndihme dhe mbeshtetje ne konsolidimin e ketyre vlerave dhe te shteti ligjor ne Shqiperi tha Berisha.

Nga ana e tij ambasadori Arvizu tha se ishte i shqetesuar per situaten e permbytjeve ne Shqiperi. Pa dyshim eshte nje situate shume e veshtire dhe nje shqetesim i madh eshte se reshjet kane filluar relativisht me heret ne sezon. Zakonisht fillojne ne janar kete vit filluan ne dhjetorgje qe perben nje shqetesim. Ne kemi monitoruar situaten nga shume afer dhe duam te pergjigjemi sa me shume qe eshte e mundur ndaj nevojave te popullit shqiptar. Dua te lavderoj autoritetet shqiptare per perpjekjet e deritanishme te cilat jane shume mbreselenese u shpreh ai.

Ambasadori i SHBA-ve u shpreh se do te ishte ne kontakt me autoritetet shqiptare per situaten e metejshme ne zonat e permbytura. Une shpresoj qe do te jemi te afte te shpallim se shpejti nje linje fillestare asistence ende nuk i kemi te gjitha detajet por sa te jene te gatshme une do te jem i lumtur tju ve ne dijeni. Sic e permendi Kryeministripatem nje diskutim shume te mire per historine e miqesise dhe marredhenieve midis vendeve dhe i shpjegova sa i kenaqur sa i gezuar jam per misionin tim dhe mezi pres per nje bashkepunim te ngushte me Kryeministrin dhe me qeverine e tij ne te ardhmen vijoi Arvizu. /Saimir Lleshi/

2010-12-07 1629

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›