Kuvendi miraton aktin-normativ Ulen pensionet e ushtarakeve
TIRAN - Komisioni i Ligjeve miratoi vetem me votat e te djathteve Aktin Normativ te qeverise qe ul pensionet suplementare per te gjitha kategorite e ushtarakeve. Ne kete projektligj parashikohet qe llogaritja e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi te behet mbi pagen mesatare referuese neto te castit kur nje perfitues merr pension. Deri me tani paga llogaritej bruto. Nga perllogaritjet e para pensionet e ushtarakeve do te ulen me me shume se 20 per qind.
Ne kete menyre perfitimi nga pensioni perllogaritet si pjese e perfitimit faktik mujor nga puna dhe teorikisht nuk mund te jete me i madh se paga neto qe nje ushtarak apo punonjes policie merrte gjate kohes qe ishte ne pune. Por opozita e kundershtoi duke e cilesuar kete vendim ne kundershtim te plote me interesat e ushtarakeve. Per mazhorancen ushtaraket do te rimbursohen edhe per pensionet e munguara qe prej rrezimit te ligjit nga Kushtetuesja duke i marre parate me lista si ish te perndjekurit. Sipas socialisteve ky akt normativ rrezikon qe te rrezohet per te treten here nga Gjykata Kushtetuese.
Mazhoranca dhe opozita debatuan gjate dje ne Komisionin e Ligjeve per Aktin Normativ per Sigurimin Shoqeror Suplementar te Ushtarakeve per te gjitha kategorite. Demokratet u shprehen se nepermjet ketij akti merret parasysh edhe fuqia ekonomike qe ka vendi duke shmangur shpenzimet e fryra. Vendimi i gjykates nuk zbatohet apriori tha zoteria. Vendimi i Gjykates ka nevoje te harmonizoje urdherimet qe jep gjykata se ndryshe dalin ne hava te gjitha. Gjykata kur ka dhene vendimin nuk ka marre parasysh nje komponent teknik por vital per projektligjin qe eshte komponenti qe keto para jane para te shtetit nuk jane te drejta te fituara. Kjo e drejte qe thua ti e fituar nuk eshte e drejte e fituar ne kuptimin klasik por eshte mbeshtetje buxhetore. Parate e shtetit nuk mund te kapercejne tavanin se aq ka kellqe shteti dhe ti kete e di - theksoi Rusmali.
Per socialistet Akti Normativ i pergatitur nga Keshilli i Ministrave eshte i papranueshem pasi me pare eshte shprehur Gjykata Kushtetuese duke e rrezuar dy here. Deputeti i Partise Socialiste Damian Gjiknuri kerkoi qe ne diskutime te ishin te pranishem edhe grupet e interesit. Nje e drejte e fituar me ligj nuk mund te hiqet thote gjykata por ju thoni se per shkak te harmonizimit te ligjeve apo buxhetit ushtaraket do te preken nga pikepamja monetare pra do te marrin me pak nga sa kane marre - tha Gjiknuri.
Perfaqesuesi i Ministrise se Mbrojtjes Gentian Opre deklaroi se akti normativ ka per qellim te harmonizoje perfitimet qe lindin nga ligjet aktuale per sigurimet shoqerore dhe qe mbulojne kete shtrese shoqerore me parimet e percaktuara ne legjislacionin tatimor si dhe me mundesite reale financiare qe ka buxheti i shtetit per te financuar skemen aktuale pas hedhjes poshte te tavaneve nga Gjykata Kushtetuese. Kemi dy momente momenti i pare qe cenohen parimet ne legjislacionin tatimor dhe kemi te bejme me cenim te politikave buxhetore aktuale qe ka shteti per fushen e mbrojtjes sociale duke qene se detyrimet qe lindin nga vendimi i gjykates jane te paperballueshme - sqaroi Opre.
Ndersa perfaqesuesi i Institutit te Sigurimeve u shpreh se ne zbatimi te ligjit 793 te dates 24 shtator ky institucion ka filluar pergatitjet per gjithe ushtaraket duke derguar gjithe listat perkatese te gjithe perfituesve ne ministrite e linjes ne pritje te percaktimit te pagave referuese me qellim qe te llogariten ne baze te vendimit te qeverise dhe te ketij Akti Normativ. Pas diskutimeve Akti Normativ u miratua duke marre vetem pese vota kunder.
Nje ushtarak duke qene se mund te dale ne pension te parakohshem ne moshen 47 vjec mund te arrije nje vjetersi sherbimi prej 27 vite pasi sipas statuseve dhe periudha e kryerjes se shkolles se larte njihet si sherbim. Mbi bazen e kesaj vjetersie dhe duke marre parasysh pensionet mesatare te personave qe kane nje periudhe kontributive mbi 35 vjet ne kete projektligj parashikohet qe per cdo vit vjetersie nje ushtarak te marre 1.5 per qind te pages mesatare neto dhe keshtu nje ushtarak qe page ne nivelin mesatar arrin te marre nje pension te parakohshem qe eshte ne nivelet mesatare.
Debatet e djeshme ne komision
Gentian Opre Ministria e Mbrojtjes Ne zbatim te ketij vendimi duke filluar qe nga data 27.6.2009 e ne vazhdim te gjitha pensionet e parakohshme per vjetersi te ushtarakeve do te rillogariten dhe nuk do te kufizohen me tavanin e vene ne kete ligj qe eshte dhe njekohesisht pensioni maksimal i pleqerise. Heqja e tavanit ka cenuar balancat e percaktuara per mbrojtjen sociale nga sigurimet shoqerore si dhe ka atakuar parimet dhe rregullat e percaktuara per zbatimin e tatimit mbi te ardhurat personale nderkohe ka krijuar nje diferencim dhe kosto shtese me efekte te paperballueshme financiare per buxhetin e shtetit.
Damian Gjiknuri Ky akt do te kerkonte me shume kohe se eshte kundershtuar. Sa eshte reflektuar opinioni i Gjykates Kushtetuese per kete Akt Normativ pasi jemi 3 here para nje ligji te ri te themi nderkohe qe ushtaraket e kane kundershtuar nuk po them se duhet marre parasysh cdo kerkese e tyre por te evitojme perplasje me Kushtetuesen.
Gentian Opre Akti Normativ ka per qellim te harmonizoje perfitimet qe lindin nga ligjet aktuale per sigurimet shoqerore dhe qe mbulojne kete shtrese shoqerore me parimet e percaktuara ne legjislacionin tatimor si dhe me mundesite reale financiare qe ka buxheti i shtetit per te financuar skemen aktuale pas hedhjes poshte te tavaneve nga Gjykata Kushtetuese.
Damian Gjiknuri Nje e drejte e fituar me ligj nuk mund te hiqet thote gjykata por ju thoni se per shkak te harmonizimit te ligjeve apo buxhetit ushtaraket do te preken nga pikepamja monetare pra do te marrin me pak nga sa kane marre. Jam korrekt
Gentian Opre Gjykata Kushtetuese hodhi poshte tavanin e vendosur qe perbente dy pensione minimale pra sa pensioni maksimal.
Damian Gjiknuri Me llogaritjet qe keni bere do te preken
Ilir Rusmali Ti je njeri qe ke lexuar vendimet une jo. Por ne dallim nga njeri-tjetri une perpiqem ta degjoj dhe kuptoj njeriun qe flet ti perpiqesh te besh propagande dhe kerkon tre here nje pergjigje. Nuk ka sens tre here nje pergjigje.