Bulku Rama kryebashkiaku qe shkurton 2 vite jete

Rajmonda Bulku
Tirane 15 prill 2011 NOA- Deputetja demokrate Rajmonda Bulku gjate dites se sotme shprehu shqetesimin e saj lidhur me mungesen e hapesirave te gjelbra dhe mungesen e parqeve ne kryeqytet.
Ne nje dalje per mediat ajo tha se Sot Tirana ka shume pak vende apo parqe ku mund te luajne femijet ku familjet te mund te kalojne kohen se bashku dhe ku njerezit te luajne apo te ushtrojne sporte te ndryshme.
Sipas saj mungesa e ketyre hapesirave ben qe Tirana te mos jete kurre nje qytet modern europian.
Me tej ajo tha se Tirana eshte sot qyteti i dyte me i betonizuar ne mbare Evrope sipas Agjencise Evropiane per Mjedisin.
Nje raport i koheve te fundit te Organizates Boterore te Shendetesise thote se cdo qytetar i Tiranes humb 1 deri ne 2 vjet jete nga niveli i larte i ndotjes se ajrit qe vjen vetem si pasoje e punimeve ne qender te qytetit deklaroi deputetja demokrate.
Ajo theksoi se aktualisht siperfaqja e gjelber ze vetem 2.7 m per banore nderkohe qe Rregullorja e Urbanistikes percakton se norma minimale e gjelberimit duhet te jete 7 m per banore.
Bulku tha se kryebashkiaku Rama interesohet vetem per politiken kombetare dhe ka lene ne harrese te perditshmen e qytetareve madje shtoi se per keto arsye eshte koha qe te zgjidhet nje kryebashkiak ndryshe.
Sakaq ajo shtoi se Mungesa e hapesirave te gjelbra po shkakton vertete nje efekt negativ tek cdo burre grua dhe femije ne qytetin tone. Femijet e Tiranes meritojne nje femijeri jo nje kryebashkiak qe ka betonizuar thuajse te gjitha hapesirat publike te qytetit.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeKollozi Interesat e kane betonizuar Vloren duke e demtuar atePD Shoku dhe shoqja e bulevardit deshtuan hetimet per te marre mandatet e dytaOrganizatoret Ne miting 300 mije shqiptareBulku Ndal demonstrates qe vret ne bulevard Mitingu fjalime te Berishes e protagonisteve te 91 Lidhjebetonizim deputetja e PD-se mungesa e hapesirave te gjelbra mungese parqesh pa femijeri Rajmonda Bulku