Arvizu takon Kadaren: S’pranoj të bëhem president
TIRANË- Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u takua dje me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare. Arvizu dhe Kadare kanë pirë një kafe, dje, në orën 11:00, të paradites, në një nga lokalet në periferi të Tiranës, gati përballë rezidencës amerikane.
Takimi vjen në kohën kur në Shqipëri është duke u diskutuar për gjetjen e një kandidati të përshtatshëm për këtë post dhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu është angazhuar mjaft në këtë proces. Por, nga ana e tij, shkrimtari Kadare, i cili është lakuar disa herë si personi që mund të ishte më i përshtatshmi për të përfaqësuar unitetin popullor, mohon që edhe këtë herë të pranojë kandidimin për president, në një intervistë për Gazeta Shqiptare.
I pyetur në lidhje me një propozim të mundshëm për president, shkrimtari i madh shprehet “Nuk mund të bëhem pjesë në këtë çështje”.
(Intervista e plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)