"Palestinezi, ndihma vonoi 30 minuta"
TIRANE-Anwari ishte gjallë për gati 30 minuta pas shpërthimit, por asnjë ambulancë nuk erdhi dhe asnjë person nuk i erdhi në ndihmë". Kështu e nis rrëfimin e saj njëra prej fqinjeve të familjes Rizik, e cila banon në shtëpinë ngjitur me ta. Zonja e moshuar, tregon per Gazeta Shqiptare se ka qenë kunata e saj, e cila i është afruar 43-vjeçarit dhe është munduar që bashkë me bashkëshorten e tij, Eldën, ta ndihmonin, por ambulanca është vonuar shumë, duke sjellë dhe humbjen e jetës së 43-vjeçarit. (Per me teper lexoni Gazeta Shqiptare)
Nga ana tjetër, mësohet se Ambasadori i Palestinës në Tiranë, pritet të japi gjatë ditës së sotme një deklaratë të hollësishme në lidhje me ngjarjen dhe me qëndrimin e shtetit që ai përfaqëson. Burime zyrtare të Ambasadës Palestineze bëjnë të ditur se Ambasadori pritet të takohet me Kryeministrin Berisha dhe me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, për t'u njohur më nga afër me të gjitha hetimet e kryera deri më tani dhe për të përgatitur më pas një deklaratë të hollësishme mbi ngjarjen e rëndë.
Rizik ortodoks, nderohet në Kishë, trupi në Palestinë
Sipas të gjitha riteve të besimit ortodoks, Anwar Rizik është nderuar pasditen e djeshme në ambientet e Kishës Ortodokse në kryeqytet. Edhe pse arkivoli nuk ishte sjellë në kishë, priftërinjtë kanë bërë ritualin e "Përshpirtjes" përpara një fotografie të 43-vjeçarit. Ceremonia në fjalë ka zgjatur për mbi 40 minuta. I pranishëm ka qenë dhe vëllai i 43-vjeçarit, Rami Rizik, i cili kishte mbërritur vetëm pak orë më parë nga Katari. Ka qenë vetë Drejtori i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, Charles Michael Bouri, i cili ka mbajtur fjalën e rastit gjatë kësaj ceremonie. Më pas, të gjithë janë zhvendosur në banesën e 43-vjeçarit, në pritje të përfundimit të procedurave për të dërguar trupin e tij në Palestinë, ku dhe do të varroset.
(d.b/GazetaSHqiptare/BalkanWeb)
Lidhje te tjera EKSKLUZIVE/Ambasadori Masalha: Vrasja tronditi Palestinën