Arvizu takon Kodhelin: SHBA mbështetje në luftën kundër krimit dhe korrupsionit
Ministria e re e Mbrojtjes, e zgjedhur nga Edi Rama në qeverinë e re, Mimi Kodheli ka zhvilluar ditën e sotme në selinë e Partisë Socialiste, një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvziu.
Takimi mes Arvizut dhe Kodhelit zgjati më shumë se 1 orë e 30 minuta, dhe në përfundim të tijë Ministria e ardhshme e Mbrojtjes u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të japin ndihmën e tyre në çdo fushë, përfshirë edhe mbrojtjen dhe sigurinë vendit.
“Ishte një takim shumë i mirë, frytdhënës. E sigurova që Shqipëria si anëtare e NATO-s do vijojë në rrugën e të qenit një mbështetesë e këtij organizmi për më shumë paqe për vendin tonë dhe vendet anëtare. Ambasadori shprehu kënaqësinë e një fillimi të mbarë pune me qeverinë e re dhe të mbështjetjes, që ata kanë dhënë dhe do vazhdojnë të japin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, u shpreh Mimi kodheli.
Kodheli u shpreh se pjesë e diskutimit kanë qenë tema të nxehta nga vendi dhe nga bota. Ajo theksoi se ka siguruar ambasadorin amerikan Arvizu, se Shqipëria do të mbështesë NATO-n, duke qënë një vend kontribues për paqen.
Arvizu është shprehur dakord me çdo gjë që ka shprehur zonja Kodheli. Por i pyetur mbi pronat e Ushtrisë Shqiptare, që po shiten, Arvizu i është përgjigjur se “çdo gjë që shqetëson shqiptarët, shqetëson dhe mua dhe ShBA-të”.
Arvizu ka takuar ditë më parë edhe atë që pritet të drejtojë ministrinë e Drejtësisë në qeverinë e ardhshme, Nasip Naçon.
Diplomati amerikan gjatë takimit me ministrin e ri të Drejtësisë së qeverisë Rama, që pritet të votohet më datë 9 shtator, garantoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të qëndrojnë pranë çdo institucioni për të ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.