Arvizu takon Nishanin

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksander Arvizu është takuar sot me
Presidentin e vendit Bujar Nishani. Takimi i parë mes dy zyrtarëve të
lartë, vjen vetëm pak ditë pas dekretimit të Kreut të ri të SHISH,
dekret ky që sipas reagimeve të para, nuk është pritur mirë nga Ambasada
amerikane.
Pas shkarkimit të kreut të SHISH-it Bahri Shaqiri,ambasada amerikane duket se ka shprehur habinë për këtë vendim të presidentit Nishani. Një burim zyrtar i nivelit të lartë në ambasadën amerikane tregoi për Top Channel se: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vënë në dijeni më parë dhe nuk janë informuar zyrtarisht për shkarkimin e zotit Shaqiri".
Burimi në fjalë u shpreh gjithashtu se: "Shtetet e Bashkuara janë të befasuara nga ky vendim kaq i shpejtë dhe i papritur, duke patur paqartësi për kohën dhe arsyet që kanë çuar në shkarkimin e Bahri Shaqirit".
Ndërkohë po sot ambasadori takoi edhe Kryeministrin Sali Berisha.