"Personale", ekspozita në Galerinë e Arteve e Helidon Halitit

Në Galerinë Kombëtare të Arteve për dashamirësit e pikturës në kryeqytet, është çelur ekspozita vetiake e artistit Helidon Haliti.
Në "Personale"ai ka paraqitur një numër punimesh në vaj të realizuara përgjatë viteve 2010-2012, në të cilat është frymëzuar nga tema të tabanit kombëtar dhe ato mitologjike.
Midis punimeve qëndron edhe një tablo e realizuar në vitin 1976, ku autori ka paraqitur një shtëpi.
Ekspozita me 21 punimet e Halitit, i cili vjen për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve, do të qëndrojë e hapur deri në datë 10 shtator.