E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon Topallin, prezanton kreun e USAID

TIRANE- Drejtori i ri i Misionit të USAID-it në Shqipëri, Jim Barnhart eshte takuar sot me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne prani te ambasadorit te SHBA-se, Alexandër Arvizu.

Në mënyrë të veçantë gjatë takimit u vu theksi tek projektet për sistemin e drejtësisë.

“Keto projekte janë thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës”- tha Topalli. Ajo theksoi rëndësinë e dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë, si një nga mjetet më të forta për të bërë transparencë dhe luftuar korrupsionin.

Ambasadori Arvizu dhe Barhart njohën Kryetaren e Kuvendit me një sërë projektesh të reja të rëndësishme të USAID që do të realizohen në të gjithë vendin dhe kanë në qendër çështjet sociale, nxitjen e vlerave kulturore, turizmit, forcimin e partnershipit midis autoriteteve lokale etj.

Topalli, duke i shprehur Barnhart sukseset më të mira për detyrën e re,vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm ndër vite me misionin e USAID në Shqipëri ku janë realizuar projekte të mëdha dhe të suksesshme në fusha të ndryshme.

Nga ana e tij, Barnhart u shpreh i nderuar për të drejtuar misionin e USAID-it në vendin tonë ndërsa tha se suksesi i projekteve të USAID në Shqipëri është bazik dhe kështu do të vijojë edhe në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›