Arvizu vleresim ndaj tre policeve shqiptare

Tre punonjës të policisë së shtetit janë vlerësuar me çertifikatën e mirënjohjes nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë një ceremonie vlerësuese për zbatimin e përbashkët të platformës për edukimin dhe ndërgjegjësimin kundër drogës së nxënësve të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet.
Me motivacionin për kontributin e dhënë në zbatimin me sukses të këtij programi u vlerësuan me çertifikatën e mirënjohjes Saimir Muçaj, drejtor i Policisë së Tiranes, Bedri Hasanbaj, shef seksioni i patrullës së përgjithshme dhe shefi i sektorit, Arben Nasufi, ndërsa mori të njëjtën çertikatë edhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Tiranes, zonja Arjana Bekteshi.
Ky program po realizohet ne shkollat e kryeqytetit ne mbeshtetje te programit “ICITAP”, ambasades së SHBA-së dhe gardes kombetare te shtetit te Nju Xhersit. Ambasadori Arvizu, gjate fjales se tij vleresoi bashkepunimin e shkollave me policine per sensibilizimin rreth rreziqeve te perdorimit të lëndëve narkotike.
Nderkohe, Ministri i Brendshem, Bujar Nishani tha ne fjalen e tij se ky rast eshte inkurajues, ndërsa shprehu kënaqësinë që në projekt, përveç strukturave shtetërore, janë përfshirë partnerë të rëndësishëm si Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Nga ana e tij, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj deklaroi se lufta kunder perdorimit te narkotikeve nis pikerisht nga edukimi ne shkolla. Nepermjet policise se Tiranes dhe drejtorise arsimore te kryeqytetit eshte nenshkuar nje memorandum i dyte dhe eshte hartuar nje plan pune per vitin shkollor 2011- 2012, per programin edukativ qe shtrihet ne 40 shkolla nente-vjecare te kryeqytetit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Procedurat e reja të pasaportave
Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike është ndërprerë në disa njësi bashkiake në kryeqytet.
Shqipëria e zhveshur
Territoret e shkretuara, pyjet ku mbizotërojnë vetëm kërcunjtë e atyre që dikur quheshin pemë, shkatërrimi i zonave të tëra të zonave të gjelbërta, u vendosën në qendër të vëmendjes së reportazhit të përjavshëm, “Shqipëria Tjetër”. Emisioni i “Pasdites”, kujdesi ndaj fëmijëve
Pakujdesia prindërore dhe ajo institucionale i kanë kthyer vogëlushët në lajmin e parë të kronikës së zezë. Rasti më i fundit është ai i helmimit në ambientet e një kopshti në fshatin Leshnicë në Pogradec. Lushnjë, diskutime me qytetarët për buxhetin
Hartimi i projektbuxhetit 2012 per bashkine e Lushnjes ishte një nga pikat e diskutuara në mbledhjen me drejtues të sektorëve të ndryshëm të këtij institucioni.
Bashkia: Të identifikohen fëmijët në nevojë
Bashkia e Tiranës ka urdhëruar që 11 njësitë bashkiake në Tiranë të nisin identifikimin e fëmijëve që kanë nevojë për asistencë sociale.
Lajmet kryesore
Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Arrestohet pronari i fishekzjarreve
Procedurat e reja të pasaportave
Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi
Mbrëmjet e Berlusconi-t, shtyhet gjyqi kundër tre personave
Sabri Godo shtrohet në spital