E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Me Meten dhemb per dhemb


Dritan Prifti hodhi poshtë akuzat se ka favorizuar një kompani, pronari i së cilës ishte aksioner me të shoqen e tij në një kompani tjetër. Me vërtetim të QKR-së në dorë, Dritan Prifti tha se bashkëshortja e tij i kishte shitur aksionet në këtë kompani kur ai ishte bërë ministër.

Ndërsa pronari i kompanisë që fitoi tenderin e naftës, në kohën e videopërgjimit, u bë aksioner në këtë kompani kur Dritan Prifti ishte larguar nga funksioni i tij qeveritar.

Kështu, sipas ekstraktit të shoqërisë, bashkëshortja e ministrit dhe personi që fitoi tenderin e naftës, nuk kanë qenë kurrë bashkëpronarë në të njëjtën kohë në këtë kompani. Dritan Prifti e cilësoi këtë një shpifje dhe shpërtheu kundër Ilir Metës:  “Ka nxjerrë disa mashtrues të përmendin gruan Në qoftë se Meta do përballje me mua mos ta bëjë me mashtrues si Bekim Halili, të dalë me mua ballë për ballë në një studio televizive dhe t'u themi shqiptarëve të vërtetën

Dritan Prifti
Deputet dhe ish-Ministër i METE-s time. Në qoftë se unë do të merrem me gruan i Ilir Metës ta keni të qartë të gjithë që s'ka as ekspertë, as gjykatë, as media, as parti që mund ta shpëtojë më atë zotëri. Mos të guxojë më të prekë me shpifje familjen time. Unë po ju them që nuk kam absolutisht asnjë frikë nga Ilir Meta. Unë e njoh Ilir Metën, ai mbështjell kokën me peshqir dhe futet në jorgan kur ka siklete. Nuk është ndonjë lloj trimi Ilir Meta. Le ta provojë me mua. Jam i gatshëm të përballem deklaratë më deklaratë, video për video, grusht për grusht, dhëmbë për dhëmbë. Si ta dojë ai dhe ku ta dojë ai. Ok? Se shumë njerëz mendojnë "është myzeqar ai, s'ka këllqe". Unë jam edhe myzeqar, se kam babain nga Myzeqeja, por jam edhe vlonjat, se kam mamanë nga Vlora. Në qoftë se do përballje me mua mos ta bëjë me mashtrues si Bekim Halili, të dalë me mua ballë për ballë në një studio televizive dhe t'u themi shqiptarëve të vërtetën”.

Sipas Dritan Priftit, e vërteta është se tenderi i naftës u zhvillua në transparencë të plotë, çka u vërtetua në gjyq edhe nga dëshmia e zv/drejtorit të Albeptrolit. Kurse videoja e përgjuar përmban të vërtetën e korrupsionit të Ilir Metës.

Por, pas rrëzimit të ekspertizës amerikane nga ekspertë shqiptarë, Dritan Prifti tha se të mërkurën do t'ia shpërndajë videon tërë ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian dhe Ambasadës Amerikane.  “Nëse duan, ato mund t'i bëjnë videos ekspertizë pranë policive përkatëse, për të parë se çfarë ndodh në Shqipëri”. Gjyqi i Metës
“Meta-Prifti”, gjykata pranon 3 ekspertët
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
“Meta-Prifti”, ja detyrat e ekspertëve

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika LSI kundër dëshmisë së Priftit
Mëse njëherë Luan Rama e cilësoi procesin ndaj Ilir Metës si një proces politik. Ai e ilustroi këtë, me zhvillimet e seancës gjyqësore të një dite më parë.
Harasani “jashte liste”: Për mua është dytësore
Pas kongresit nga ku u zgjodh Asambleja, për Partinë Socialiste zgjedhja e kryesisë së re merr një rëndësi për drejtimin e punëve te kësaj force politike.
Listat e hapura inkurajojnë një garë pasanikësh
Mustafa Nano - Partitë e mëdha kanë lajmëruar tanimë tërë dynjanë se kanë arritur të merren vesh për të filluar reformën zgjedhore, por janë të voglat ato që janë vënë në punë. 21 janari dhe rënia e shtetit
Andrea Stefani - Kryeprokurorja Ina Rama ka denoncuar publikisht mungesën e bashkëpunimit të qeverisë me organin e hetimit për zbulimin e fajtorëve për masakrën e 21 janarit, ku u vranë 4 demonstrues të opozitës. Ligjet, miratohet Kodi Rrugor
Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus ndryshimin në Kodin Rrugor, të shtyrë me kërkesë të nënkryetarit socialist Fatmir Xhafaj.

Lajmet kryesore

Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Arrestohet pronari i fishekzjarreve
Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi
Procedurat e reja të pasaportave
Sabri Godo shtrohet në spital

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›