Aryna Sabalenka triumfon në Australian Open

Australian Open ka një fituese të re. Ajo është Aryna Sabalenka që ka mundur në finale Elena Rybakina me rezultatin 2-1 me sete 4-6, 6-3, 6-4. Tenistja bjelloruse fiton kështu grand slemin e parë në karrierë. Dhe sigursht që kjo eksperiencë dhe ky trofe për të do të jenë të paharrueshëm.
Edhe pse ishte në disavantazh të një seti, pasi e humbi të parin 4-6, Rybakina nuk e humbet përqëndrimin dhe arrin pa shumë sforcime të fitojë dy setet e tjera, e duke e përfunduar ndeshjen finale në favorin e vet pas 2 orë e 28 minutash.
Rybakina arriti të mposhtë rezistencën e kundërshtares kazake, fituese e Wimbledonit të fundit. Arma kryesore e tenistes bjelloruse ishin shërbimet. 17 shërbime të realizuara prej saj dhe gjakftohtësia që e karakterizuan Rybakinën, treguan pjekurinë e 24 vjeçares bjelloruse. Nga e hëna ajo do të jetë numri 2 në botë, në renditjen për femra.