E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Xhokoviç-Tsitsipas, është finale

Novak Xhokoviç Stefanos Tsitsipas do të ndeshen në finale për trofeun e Australian Open. Nole mundi Tommy Paul 3-0 me sete 7-5, 6-1 dhe 6-2 pas 2 orë e 20 minutash lojë dhe kualifikohet kështu në finalen e Australian Open. 34 vjeçari serb do të luajë finalen e tij të 10-të në slemin e parë të vitit, finalen e 33-të Grand Slam në karrierë për të, duke kaluar Serena Williams por pas Chris Evert me 34 finale të luajtuara.

Kështu Xhokoviç është një fitore larg barazimit me Rafa Nadal me 22 tituj Grand Slam dhe do të jetë sërish numri një në renditjen ATP në rast se fiton ndaj Tsitsipas. Tenisti grek u kualifikua në finalen e Australian Open pasi mundi 3-1 Khachanov. Në finalen për femra do të përballen Rybakina e Sabalenka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›