E Hënë, 2 Nëntor 2026

“As celularin, as internetin” / Violeta Volumi: Kjo grupmoshë nuk dëgjon libra

Violeta Volumi, nismëtarja e audiolibrit, në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, tha se nga analiza që ka bërë rezulton se grupmosha që dëgjon më pak libra, është ajo 13-17 vjeç.

Sipas saj, kjo grupmoshë ka celularin dhe internetin, por, nuk po e shfrytëzojnë.

“Më ka bërë përshtypje në analizën e fundit, se grupmosha 25-45 ishte pjesa më aktive. Pjesa më e dobët është mosha 13-17 vjeç, që po shkon drejt zeros. Unë kam shpresuar, se kjo grupmoshë do të jetë e interesuar për audiolibrin. Kanë celularin dhe internetin, por nuk po i shfrytëzojnë.”

Artan Shkreli, arkitekt u shpreh se duhet të ketë një bashkëpunim të shtëpive botuese me librin dhe të mos ketë konkurrencë negative.

“Shumë botues e shikojnë audiolibrin, si një konkurrencë negative, kjo është një gjë shumë e gabuar. Sa më tepër të bashkëpunojnë shtëpitë botuese, aq më shumë njërëz që e përdorin librin, do ta përdorin dhe audiolibrin” – cilësoi ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›