E Diel, 1 Nëntor 2026

Asad i drejtohet kombit përmes një fjalimi televiziv

Presidenti sirian, Bashar al-Asad, do t`i drejtohet sot kombit, përmes një fjalimi televiziv, tre ditë pasi liderët amerikanë dhe evropianë i bënë thirrje atij të japë dorëheqje.

Mediat thonë se Asad do të adresojë "vizionin e tij për të ardhmen e vendit", përfshirë dhe reformat e qeverisë.

Ndërkohë, ekipi i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka arritur në Damask për të vlerësuar situatën humanitare atje, pas goditjes brutale të qeverisë ndaj protestuesve.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 2,000 civilë kanë humbur jetën që nga muaji mars, kur edhe kanë shpërthyer protestat anti-qeveritare në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›