E Diel, 1 Nëntor 2026

Biden në Kinë: SHBA-ja nuk do të falimentojë kurrë

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden gjatë një fjalimi në Universitetin e Sishuan në Shengdu në Jug perëndim të Kinës tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qënë dhe nuk do të jenë kurrë në prag të falimentimit. Fjalimi i Biden vjen në përfundim të vizitës pesëditore, ku u përpoq të siguronte drejtuesit e Kinës lidhur me ekonominë amerikane dhe gjendjen e bonove të thesarit, në të cilat Pekin ka investuar 1. 170 miliardë dollarë. Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, gjatë një takimi me homologun kinez Ksi Jinping deklaroi se "mirëqenia globale ekonomike mbështetet në gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës". Ndërsa zëvendëspresidenti kinez, Ksi Jinping, kërkoi angazhim më të madh për "mbartjen e përgjegjësive të përbashkëta".
"Ne duhet të mbajmë përgjegjësi gjithnjë e më të rëndësishme. Kjo është një dëshirë e përbashkët e popullit të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ne do të donim të punojmë me ju për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona të mëdha", tha Jinping.
Bajden gjatë vizitës se tij në Kinë kërkoi dhe reforma ekonomike, duke lejuar rritjen e monedhës së saj në vlerë dhe kalimin në një ekonomi më pak të bazuar në eksporte. Garantimi i të drejtave të njeriut për qytetarët ishte një tjetër kërkesë e zëvendëspresidentit amerikan drejtuar autoriteteve kineze.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›