E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja, Brace: Shteti pergjegjes per permbytjet

Deputeti Erjon Brace akuzoi shtetin si pergjegjes per katastrofen e ndodhur ne Shkoder e Lezhe.
Sipas tij, qeveria ishte ne dijeni te ndryshimit te temperaturave qe do te sillnin shkrirjen e bores, ndersa publikoi disa te dhena konfidenciale, sipas te cilave permbytjet u shkaktuan nga derdhjet ne hidrocentrale.Brace theksoi se ishin te gjitha mundesite per te menaxhuar situaten, por grumbullimi i ujit ne hidrocentralin e Fierzes u be per qellime biznesi."Ne fund te dhjetorit Fierza arriti ne kuota kritike, por ministri Dritan Prifti nuk mblodhi komisionin e Posacem per menaxhimin e situates", u shpreh Brace, duke kujtuar edhe udhetimin e fundvitit jashte vendit te ministrit pergjegjes, ne nje moment shume te veshtire.Brace tha se veprimet per menaxhimin e nivelit te ujit ne Fierze e Koman rane ne kundershtim me rregulloren. Brace ngriti shqetesimin per mungesen e te dhenave per daten 27 dhjetor, te cilat figurojne te zhdukura, ndersa sipas burimeve te brendshme, per kete dite eshte lene shenim nga kryeministri qe portat e hidrocentraleve nuk duhet te hapen. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›