E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, sot asambleja per te faktuar fajin e qeverise

Ashtu sic deklaroi kryetari Edi Rama dy dite me pare, sot paradite Asambleja Kombetare e Partise Socialiste do publikoje fakte dhe prova qe sipas tyre lidhin drejteperdrejte qeverine dhe e akuzojne ate si shkaktare te permbytjeve ne Shkoder.
Ne deklaraten e tij, Rama u shpreh se shkaktaret e kesaj katastrofe jane Kooroprata Elektroenergjitike Shqiptare dhe qeveria e drejtuar nga Sali Berisha. PS ka premtuar se te gjitha keto akuza do t’i vertetoje me prova dhe dokumenta zyrtare. Mbledhja e asamblese behet nje dite para seances se jashtezakonshme te Kuvendit te thirrur nga kryetarja Jozefina Topalli, e cila u ka bere thirrje edhe deputeteve socialiste te marrin pjese ne kete seance.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›