E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja Kombëtare e PS, Braçe: Katastrofa në veri erdhi prej shtetit

Ka nisur punimet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë përbëjnë pikën kryesore të diskutimeve në këtë asamble.
Kreu i Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi se përmbytjet në Lezhë e Shkodër nuk u shkaktuan nga moti, por nga qeverisja e Berishës. "Përmbytja u shkaktua jo nga moti, por nga papërgjegjësia e qeverisë ", pohoi Ruçi. Ai tha se PS solidarizohet me të dëmtuarit nga përmbytjet. Sipas tij, deputetët e PS-së dhanë një kontribut të çmuar ne Shkodër.

Deputeti i PS-së, Ben Blushi ka kërkuar që në Asamble pas përmbytjeve të diskutohet edhe bojkoti që deputetët e PS-së i kanë bërë Kuvendit.
Erjon Braçe, pohoi se katastrofa në veri erdhi prej shtetit. Ai ka publikuar fakte që sipas tij vërtetojnë se përmbyyjet erdhën si pasojë e keqeqeverisjes. "Materiali që po publikojmë jep përgjigje për katastrofën. Përmbytjet erdhën nga derdhjet e HEC-ce", pohoi ai. Sipas Braçes në 20 dhjetor nisi grumbullimi i ujit në Fierzë për qëllime biznesi. Më 23, 24, 25 dhjetor sipas tij prurjet në Fierzë janë dyfishuar dhe për pasojë niveli u rrit me 1 metër. (vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›