Asambleja e KOKSH, shkarkohen Boga e Marash

Genc Boga dhe Tatjana Marash tanimë nuk janë më anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Asambleja e 25-të e Jashtëzakonshme e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Kombëtar, e thirrur me 1/3 e anëtarëve të saj, ka votuar për dy mocionet e mosbesimit, ndërsa rezultati ishte 45 pro shkarkimit të Genc Bogës e 13 kundër, si dhe 46 pro shkarkimin të Tatjana Marash dhe 12 kundër.
Asambleja, e cila ka patur në rendin e ditës vetëm votimin e mocionit të mosbesimit, pa debat, nuk e ka lejuar Bogën të flasë. Gjoza, Vjerdha dhe Prizreni janë ata protagonistë të fjalëve me Genc Bogën, i cili edhe kur është pyetur për çfarë po shkarkohet nuk e kishte një përgjigje përveç akuzave për abuzime financiare, që sipas tij edhe duke qenë thesarist është munduar t’i frenojë.