Asambleja e OKB-së/ Biden dhe Zelensky takohen në SHBA javën e ardhshme

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë të ditur se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme gjatë takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ndërkaq, Zelensky po planifikon të flasë në OKB për të bërë thirrje për më shumë mbështetje për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të luftojë me Rusinë.
Përveç një fjalimi në asamble, ai planifikon disa takime me liderë të tjerë botërorë në Nju Jork.
Ndër objektivat e tij do të jetë përpjekja për të bindur kombet që nuk kanë mbajtur një qëndrim të vendosur kundër luftës që të jenë më të fortë në dënimin e Rusisë.
Ndër takimet e tij do të jetë edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi të enjten qeveria izraelite.
Biden u takua për herë të fundit me Zelensky në samitin e NATO-s në Lituani në korrik.
Pavarësisht mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara për një paraqitje në samitin e G20 të javës së kaluar në Indi, Zelenskyt nuk u ftua.
Ai udhëtoi për herë të fundit në Shtetet e Bashkuara në dhjetor, hera e tij e parë që u largua nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit 2022.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua me Zelensky në Kiev javën e kaluar, si pjesë e një udhëtimi që synonte përafrimin e SHBA-së dhe Ukrainës përpara mbledhjes diplomatike.
Diplomati i lartë amerikan i tha presidentit ukrainas se Shtetet e Bashkuara janë “të vendosura të vazhdojnë të ecin krah për krah” me Ukrainën.
/rtsh.al/