Asambleja e PS, Rama: Hetim zgjedhjeve

Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Kryetari i PS-së, Rama tha në fjalën e tij se Parlamenti duhet të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, ose në të kundërt protestat për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve do shtrihen në gjithë Shqipërinë. Ai tha se fati i betejës së PS-së varet nga kurajoja e socialistëve për të luftuar për lirinë e votës dhe për mos u tërhequr para padrejtësisë. "Ne duam hapjen e kutive të votimit, ky pushtet që drejtohet nga një kryeministër pa legjitimitet nuk vendos dot për ne", tha Rama. Kreu i PS-së tha se ftesa e Berishës për hyrjen në Parlament është e kotë, pasi socialistët do të hyjnë në Kuvend vetëm pas plotësimit të kushteve të vendosura prej saj. Rama tha se PS nuk kërkon që të përmbysë parlamentin me dhunë, por kërkon ndarjen e shtetit nga pushteti. Edi Rama tha se përgjegjës i vetëm për mungesën e standardeve në zgjedhje është Sali Berisha. Duke i referuar progres-raportit të KE-së, Rama tha se raporti ishte dëshmi e krizës së demokracisë në vendin tonë. Sa i përket marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë, Rama pohoi se marrëveshja bie në kundërshtim me interesin kombëtar. "Ndaj ne u bëmë nismëtarë të një ankimimi në Gjykatën Kushtetuese për ta çuar në drejtimin e duhur këtë çështje, duke kërkuar që gjykata të ushtrojë kompentencën e saj dhe të janë një konlkuzion bazuar në një inspektim të imët", argumentoi ai.
Në fund të fjalës së tij, Rama tha se protestat e socialistëve do të përshkallëzohen. Rama njoftoi se protesta e radhës e PS-së do jetë në 20 nëntor në kryeqytet.
Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së pritet të miratojnë sot vendimin e kryesisë për të mos hyrë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 nëntorit. Po kështu, gjatë Asamblesë pritet të miratohet edhe axhenda politike e PS-së për periudhën tetor -dhjetor 2009-të.
Në Asamble pritet që bojkoti të kundërshtohet sërish nga të 5-ët e PS-së, si Ben Blushi e Arben Malaj.