E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS-së, deputetët kundër Ramës sqarojnë arsyet

Një proçes votimi i cili ka ndaluar praninë e mediave ka nisur Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, tek e cila janë lexuar dy rezoluta. Në mbrojtje të rezolutës kundër kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, kërkohej njohje e zgjedhjeve dhe dorëheqja e tij si kryetar duke zbatuar statutin e partisë. Pikërisht kjo rezolutë e cila u lexua nga Mimoza Hafizi përfshiu një grup të gjerë deputetësh. Duke folur për mikrofonin e "Ora Neës", televizioni i cili gjatë një maratone live arriti që të transmetonte çdo lajm të fundit të mbledhjes së Asamblesë këta deputetë kanë sqaruar arsyet përse kërkojnë një rikryesim të PS-së.
Ben Blushi, Arben Malaj, Eva Allushi, Marko Bello, Rajmonda Stefa, Mimoza Hafizi, Ndriçim Hysa etj, kanë qënë grupi i deputetëve të cilët besojnë se Partia Sociliste ka humbur zgjedhjet për shkak të keq menaxhimit të saj. Të gjithë këta deputetë besojnë se partisë tashmë i nevojitet një filozofi e re e cila do ta çojë në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›