E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e PS-së, lexohen rezolutat pro dhe kundër Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po zhvillon punimet . Janë lexuar tashmë rezolutat pro dhe kundër Ramës. Në mbledhje është lexuar nga Mimoza Hafizi rezoluta anti-Rama. Ndërkohë që edhe kryesocialisti Rama ka lexuar rezolutën ku kërkohet thirrja e Kongresit të Jashtëzakonshëm më 22 gusht. Forumi i lartë i selisë rozë ka marrë vendimin për moslejimin e medias në punimet e saj përmes një procesi votimi, ku duket se shumica ka qenë dakord që gazetarët të mos lejohen që të ndjekin këtë mbledhje. Asambleja do të dëgjojë vleresimin dhe qëndrimin e kryetarit Edi Rama për zgjedhjet i bërë publik edhe gjatë ditëve pas zgjedhjeve, por edhe qëndrimin e tij në lidhje me statutin e partisë që parashikon ndërprerje të mandatit të kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›