Asambleja e PS-së, paraqiten pretendimet për manipulim

Partia Socialiste mblodhi për të dytën herë brenda pak kohësh Asamblenë Kombëtare.
Që në fillim të punimeve, PS provoi me anë të një skeme, provat e manipulimit të zgjedhjeve, për të cilën thekson se është deformuar vota e qytetarëve, të gjitha këto nën ilustrimin e pamjeve filmike, fotove dhe fakteve të tjera që u shpalosën.
PS prezanton mosrakordimin e votave, duke sjellë dhe shembuj konkretë, në të cilën në shumë qëndra shifrat nuk rakordojnë, duke vërtetuar manipulimin dhe shkeljen e ligjit. PS pretendon se në kuti janë futur fletë votimi në mënyrë manipulative për të deformuar vullnetin zgjedhor.
Në datën 5 nëntor do të mbahet Kongresi i PS-së. Deri në këtë datë, do të jenë zgjedhjet e reja për forumet e PS-së, ndërsa zgjedhjet në këtë forcë do të mbahen në disa etapa. Për secilin forum, do të mbahen zgjedhje të vecanta. Partia Socialiste do të shkojë në Kongres me struktura të rizgjedhura.