E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëraportuesit e KiE-së takohen me Berishën

Senatori çek Tomas Jirsa e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, duke i rikonfirmuar atij vullnetin për vijimin dhe forcimin e bashkëpunimit.
     
Në takim u vlerësuan një sërë arritjesh të rëndësishme në fushën e infrastrukturës ligjore dhe asaj teknike. Ndër këto arritje, senatori çek veçoi regjistrin elektronik qendror të shtetasve, prej të cilit del më vonë edhe lista e votuesve, duke theksuar se si rezultat i realizimit të këtij projekti të rëndësishëm, Shqipëria përfitoi edhe heqjen e vizave për qytetarët e saj.
     
Kryeministri shqiptar u shprehu atyre mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer që Shqipëria ka ndërtuar gjatë kësaj periudhe me Asamblenë Parlamentare dhe Këshillin e Evropës.
    
Kryeministri Berisha u rikonfirmoi vullnetin dhe vendosmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar në mënyrë tërësisht të hapur e transparente me opozitën, për të adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2013, por dhe reforma te tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar  dhe bashkëpunim midis mazzhorancës dhe opozitës . /Start/

                                                                                             2011-07-01 15:35
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›