E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS, sot shqyrtohen ndryshimet ne statut

TIRANE-Socialistët do të shqyrtojnë sot, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ndryshimet në statutin e partisë. Paketa tashmë e përfunduar nga grupi i punës do t’i kalohet më tej Kongresit në 18 prill.
Antarët e grupit të punes për ndryshimet ne programin politik te PS e kane perfunduar mbreme vonë projektin, i cili do tu paraqitet sot antareve të Asamblese, por nuk do të marrin voten e tyre. Programi edhe pas Kongresit do ti nenshtrohet një testimi ne bazën e partise. Materiali thjesht do te paraqitet sot ne Asamble, por edhe ne Kongres dhe do të ngelet nje material i hapur per propozime te reja. Ky projekt do ti nenshtrohet nje debati te gjere brenda dhe jashte PS-se me aktore te shoqerise civile , gati- gati nje procedure e njejte me ate qe u zhvillua per hartimin e programit elektorale para zgjedhjeve te 28 Qershorit. pra edhe ne Kongresin e 18 Prillit, programi politik nuk do te marre vetem voten e delegateve, por drejtuesit socialsite ndoshta vete kryetari Edi Rama mund te rinise nje tjeter tur neper Shqiperi si ai "Dialog me Shqiperine".
Në një relacion rreth përmirësimeve e ndryshimeve në statut, sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi u sqaron anëtarëve të Asamblesë se, “grupi i punës i kushtoi një vëmendje të veçantë studimit të përgjigjeve të formularëve të anketimit që u organizua me rreth 5 mijë anëtarë të asambleve socialiste të bashkive dhe komunave në të gjithë vendin”. Ndër të tjera në relacion Klosi sqaron edhe rrëzimin e oponencës kolektive, propozimin e bërë nga ish-kandidati për kreun e PS-së, Maqo Lakrori, propozim që ndryshe u quajt si “legalizimi i fraksioneve”. “Në përfundim, thuhet në relacionin që do t’i paraqitet sot asamblesë, grupi i punës u shpreh se kjo çështje i është nënshtruar votimit dhe në Kongresin e PSSH të vitit 2007, e cila nuk gjeti miratim”.
Në një tjetër paragraf të këtij materiali thuhet se një bazë e rëndësishme e punës në grup ishte edhe studimi i propozimeve për përmirësime dhe ndryshime në statutin e PS-së, të depozituara në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, të zhvilluar në muajin gusht të vitit 2009. Në këtë kongres, një paketë të plotë propozimesh paraqitën edhe pjesëtarët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, por nga këto propozime duket se nuk është marrë parasysh asgjë në lidhje me funksionimin e organeve qendrore dhe veçanërisht kompetencave dhe rikandidimit të kreut të partisë pasi partia humbet zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Ndryshimet në statutin e PS-së janë ato që janë diskutuar më shumë edhe në media gjatë këtyre ditëve, por ndërkohë është bërë e qartë se ato nuk sanksionojnë ndryshime në forumet qendrore të partisë. Ndryshimi fillon në strukturat vendore. Ishte organizimi në bazë qarku, i cili nuk funksionoi mirë gjatë zgjedhjeve të kaluara, ndaj edhe në këto përmirësime rifutet organizimi në bazë rrethi. Ndryshimet parashikojnë që kryetarët e PS-së në nivel lokal nuk do të zgjidhen më sipas parimit një anëtar-një votë. Me këtë parim do të zgjidhet vetëm kryetari i PS-së në qendër.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›