Steinberg sot viziton Kosovën
PRISHTINE-Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Steinberg sot viziton Kosovën. Ndalesa në Prishtinë është pjesë e turneut të tij ballkanik. Ditë më parë, kur lajmëroi vizitën në vendet e Ballkanit, Steinberg e vlerësoi pavarësinë e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon.
Steinberg shoqërohet gjatë turneut të tij ballkanik nga ministri i jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos. Spanja ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian.
Diplomati amerikan do të takohet me zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë në përpjekje që Prishtina e Beogradi të bisedojnë rreth dallimeve të tyre, transmetojnë agjencitë e lajmeve.
(d.b/BalkanWeb)