E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e Përgjithshme e CDI, Berisha nga Brazili: Do t’i tregoj botës katastrofën që po ndodh nën regjimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në San Paolo të Brazilit ku po merr pjesë së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së.

Berisha tha, se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.

Berisha rikujtoi se CDI ka qenë organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi një rezolutë ku denonconte, sipas tij, gjendjen në Shqipëri.

“Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet  zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.

Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.

Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave poitike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri”, shprehet Berisha në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.

CDI (Internacionalja Demokrate e Qendrës) është një nga organizata më të mëdha në botë e partive të qendërs dhe qendrës së djathtë, e cila grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka se sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›