E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjesohen 176 rrënjë hashash në Shkodër, arrestohet 33-vjeçari

Policia e Kukësit ka arritur të sekuestroj 176 bimë narkotike të llojit hashash dhe të arrestoj personin që e kishte mbjellë atë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Kolsh të komunës Zapod.

Në pranga ka rënë Halil Koloshi, 33 vjeç, banor i këtij fshati, i cili kishte mbjellë drogën në pronën e tij. Policia bëri të ditur se veç çështjes së drogës, Kolshi ishte nën vëzhgim nga policia dhe për vepra të tjera penale.

Pas identifikimit të parcelës së mbjellë me hashash, policia bëri asgjësimin e saj. Ndaj Koloshit ka nisur procedimi penal për kultivim të lëndëve narkotike. /Noa/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›