Asgjësohen 600 rrënjë kanabis sativa në Lazarat
Nga aksioni i zhvilluar në orën 05:00, është prangosur edhe shtetasi Bersand Rabaj, 24 vjeç, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të tre kultivues të bimëve të sekuestruara.
Dy personat e shpallur në kërkim janë arratisur me një makinë gjatë momentit që policia bëri të mundur arrestimin e Rabajt. Identiteti i tyre është zbuluar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur.
Sipas policisë, parcelat me drogë janë vënë re gjatë kontrollit të vazhdueshëm që i është bërë territorit të Qarkut Gjirokastër dhe në veçanti zonës së Lazaratit.