E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët e policëve dëshmorë kalojnë pushimet në Greqi

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Greke, z. Eleftherios Ikonomu, këto fëmijë i kaluan pushimet në kampin e fëmijëve për Policinë Greke, i cili është i vendosur në Athinë, në zonën e Ajio Andreas në periferinë e Atikisë.

22 fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, të moshës nga 9-15 vjeç, patën mundësi të kalojnë mbi 15 ditë pushime në këtë kamp në tre periudha të ndryshme kohore, përkatësisht 22 qershor – 10 korrik, 13 korrik-30 korrik dhe 03 gusht-20 gusht, sipas grupmoshave të përcaktuara.

Gjatë ditëve të qëndrimit atje, fëmijët patën mundësi të zhvillojnë aktivitete të ndryshme argëtuese. Ndërkohë në ditët e para të muajit korrik, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Athinë, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke, z. Eleftherios Ikonomu, takoi fëmijët e vendosur në këtë kamp pushimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›